fbpx

Qendra e Afrinit nën kontroll të plotë, vazhdojnë aktivitetet e sigurisë

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria (TSK) e Lirë e Siriane (ULS) janë duke i vazhduar aktivitetet e sigurisë pas marrjes së kontrollit të plotë të qendrës së qytetit të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, luftëtarët e ULS-së rreth orës 5:00 sipas kohës lokale kanë tejkaluar linjat e frontit të cilat rrethonin qendrën e qytetit.

Rreth një orë më vonë, njësitet luftarake filluan të hyjnë nga lindja, perëndimi dhe veriu drejt qendrës së qytetit, ndërsa u detonuan disa mina të vendosura nga terroristët.

Afrin, vazhdojnë aktivitetet e sigurisë pas sigurimit të kontrollit të plotë

Forcat turke dhe ULS morën kontrollin e disa lagjeve dhe ndërtesën e doganave dhe atë të distribuimit të energjisë elektrike.

Ndërkaq, rreth orës 8:30 sipas kohës lokale, TSK dhe ULS siguruan kontrollin e plotë të qendrës së qytetit pa hasur në rezistencë, ndërsa më pas filluan aktivitetet e sigurisë.

Aktualisht, ekspertët e forcave turke dhe ULS-së janë duke i neutralizuar minat dhe mjetet shpërthyese artizanale.

Po ashtu, është duke u treguar kujdes maksimal në mënyrë që të mos dëmtohen civilët.

– Forcat turke dhe ULS marrin nën kontroll të gjitha qendrat e qytezave në Afrin

Forcat turke dhe ULS pastruan nga terroristët qendrën e qytezës Mabatli në Afrin, duke marrë kështu nën kontroll të gjitha qendrat e qytezave.

Gjithashtu edhe Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit.

“Qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane. Janë duke vijuar aktivitetet për kërkimin e minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale. Bekuar qofshin dëshmorët tanë”, ka njoftuar shtatmadhoria përmes rrjetit social Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button