Ermal Mamaqi flet për herë të parë për vajzën e porsalindur

Sonte në “Xing me Ermalin”, me humor siç vetëm Ermali di të bëjë ka folur për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë. Zoti i ka bekuar Amin dhe Ermalin me një vajzë. Ermali e ka nisur këtë emision duke folur për ndjesitë e tij, për ardhjen në jetë të vajzës.

Ai është shprehur se është shumë i lumtur që është bërë baba për herë të dytë. Me shaka Ermali ka treguar se tashmë gjithë vëmendja është sërish për Amin, transmeton Revista Class.

“Kur bëhesh baba për herë të parë, të shumëzojnë me zero. Kur bëhesh baba për herë të dytë, futesh në minus. Të gjithë i thonë gruas bravo. Po babai?”,– është shprehur me shaka Ermali.

Për post humorit që e karakterizon Ermalin, ai i ka dërguar puthje Amit, pasi e ka bërë sërish njeriun më të lumtur në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button