fbpx

Ahmeti në takim me Garet: Me miratimin e ligjit të gjuhëve rrumbullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin Britanik në Maqedoni  Çarlls Garet ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon transmeton Portalb.mk.

“Ahmeti dhe ambasadori Garet diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, ligjin për gjuhët, mbledhjen e kryesisë së BDI, si dhe për integrimin EuroAtlantik. Ahmeti theksoi që me miratimin e ligjit për gjuhët rrumbullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila është e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE”, thuhet në njoftim për media.Në takim gjithashtu është thënë se shoqëria dhe udhëheqësit politik duhet të vijojnë përkushtimin drejt miratimit dhe zbatimit të reformave në vend.

“Shoqëria dhe udhëheqësit politik duhet të vijojnë përkushtimin drejt miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore si dhe të arritjes së një kompromisi të dinjitetshëm me Greqinë rreth kontestit me emrin. Nga suksesi i këtyre dy çështjeve varet rruga jonë drejt BE-s dhe NATO-s që mundëson paqë të qëndrueshme, siguritet dhe stabilitet, por edhe mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button