Protesta përpara shtëpive të deputetëve të LSDM-së, janë thyer xhamat e një selie të kësaj partie (VIDEO)

Mbrëmë me gurë janë thyer dritaret e selisë së partisës së LSDM-së në Gostivar. Sipas SPB Tetovë, janë thyer tre qelqe me dimenzione prej 130 x 200 centimetra. Policia është duke hulumtuar se a lidhet kjo ngjarje me miratimin e ligjit të gjuhëve në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Ditët e kaluara me dhjetëra persona protestuan para shtëpive të deputetëve të LSDM-së për shkak se votuan ligjin e gjuhëve. Protestë ka pasur para shtëpisë së Keti Smillevska, deputete nga Prilepi. Demonstrantët thirrnin “tradhëtar”.

Një grup i protestantëve u mblodhën edhe para shtëpisë së deputetit Pançe Ivanov. Në Dellçevë policia ka gjetur fleta të shpërndara me fyerje për deputetin e LSDM-së nga kjo komunë.

Mbrëmë ia kanë djegur veturën një deputetes së LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button