SHBA thotë se Pakistani po bën pak në luftën kundër militantëve

Pakistani po bën “minimumin” e nevojshëm për të adresuar kërkesat e SHBA-së për të ndalur talibanët afganë dhe rrjetin Haqqani që të operojnë brenda kufinjve të Pakistani, ka thënë një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte të anonimitetit, u ka ofruar gazetarëve vlerësimin e tij mbi përpjekjet e Pakistanit për të luftuar militantët, që prej se presidenti Donald Trump ka njoftuar vitin e kaluar se do të tëheqë 2 miliardë dollarë në vit ndihmë ushtarake, nëse Islamabadi nuk ndërmerr masa më të fuqishme.

“Pakistanezët dëshirojnë të duken të përgjegjshëm, por ata kanë bërë minimumin për të qenë të përgjegjshëm ndaj kërkesave tona”, ka thënë ky zyrtar.

“Ne vazhdojmë të bëjmë kërkesa shumë specifike dhe më pas kemi ofruar informacione shumë specifike dhe më pas ata janë përgjigjur”, ka thënë ai.

“Por, ne nuk kemi parë hapa prokativë”, ka shtuar tutje ky zyrtar.

SHBA i kërkon Pakistanit që të veprojë kundër liderëve talibanë. Por, sipas zyrtarit amerikan, duket se shërbimi i sigurisë së Pakistanit po mbështet talibanët afganë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button