BDI: E dënojmë ashpër sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore të të akuzuarit për vrasjen e Almir Aliut

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nëpërmjet një kumtesë shpreh shqetësimin për rikualifikimin e lëndës për rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “aksident me pasoja të vdekjes”, transmeton Portalb.mk.

“Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi. Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojme se ky veprim nuk kontribon në këtë drejtim pa mos dashur të perzihemi dhe prejudikojme në  mënyrën e leximit te fakteve”, thuhet në njoftim për media.

Në komunikatë gjithashtu njoftojnë se duhet të dënohet ashpër sjellja jonjerëzore e të akuzuarit.

“Gjithashtu dënojmë ashpër edhe sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore që u pa nga vetë i akuzuari. BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për  integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës”, thuhet në njoftim.

LEXO: Sjellja e Boban Iliq vrau edhe njëherë Almirin e vogël: ai nuk mund të gjykohet më “për vrasje”

Boban Iliq i papenduar! lirohet nga burgu dhe kërcënon ekipin e TV21 në detyrë (VIDEO)

Kumanovë, rikualifikohet lënda e Almir Aliut: lirohet Boban Iliq

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mjaftë më me pallavra…
    Aksion(hapa) konkret duhet me marrë urgjentisht…( si për sjelljen e Ivanovit dhe gjyqësorit), sepse punët na shkojnë në pakufi përhere , ndërsa koha ikën e NE plakemi dhe jemi duke i lënë fëmijët tanë pa ardhmëri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button