fbpx

Zaharieva: Duam të bëjmë të pandalshme lidhjen e Ballkanit Perëndimor

 Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, tha se procesin e lidhjes së gjashtë vendeve të rajonit dhe përmirësimin e ekonomisë së tyre duan ta çojnë në një fazë të pandalshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po përgatitemi për samitin në Sofje dhe Londër. U jam mirënjohëse kolegëve të mi për të gjitha idetë e mira në lidhje me përmirësimin e situatës së përgjithshme në rajon. Në fakt, ajo që duam të bëjmë është që të çojmë të gjithë procesin në një fazë ku do të jetë i pandalshëm, dhe këtu dua të them për përmirësimin e ekonomisë dhe lidhjen e vendeve të rajonit. Kjo në një farë mënyre u konfirmua me vizitën e Komisionerit Jean-Claude Juncker në Ballkanin Perëndimor dhe është futur në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Duam të marrin masa konkrete që do të mundësojë qytetarët e vendeve të Ballkanit të ndjejnë ndryshimet”, tha Zaharieva.

Ajo shtoi se janë duke organizuar forume të ndryshme dhe konferenca, sepse me to dërgojnë sinjale politike, por kur sa i përket ndërlidhjes, atëherë kjo nuk vlen vetëm rrugët, ose infrastruktura të tjera.

“Ne po flasim për lidhje fizike, sidomos për njerëzit, komunitetin e biznesit, të rinjtë. Jam e sigurtë se njerëzve nuk duhet t’u shpjegohet se sa e rëndësishme është për paqen dhe stabilitetin të ndërtohen ura midis njerëzve nga vende të ndryshme. Prandaj është shumë e rëndësishme të theksohet strategjia e fundit e BE-së të publikuar më 5 shkurt, e cila është shumë specifike. Ajo parasheh zhvillimin e secilit prej gjashtë vendeve sipas ritmit dhe shpejtësisë së individuale”, tha Zaharieva.

“Këtu është edhe një tjetër element i rëndësishëm se përveç ndihmës së ekspertëve duhet të jepet dhe mbështetje konkrete financiare për projekte të ndryshme”, tha ministrja bullgare dhe shtoi se në Samiti BE – Ballkani Perëndimor më 17 maj në Sofje do të jetë një përpjekje për të konsoliduar, forcuar dhe përtërijë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson tha se takimi i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në një kohë shumë të rëndësishme.

“Për shkak se çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor janë në krye të rendit të ditës të Bashkimit Evropian”, ka sqaruar Danielsson.

“Me siguri edhe për shkak se kryesimi shumë aktiv i Bullgarisë i jep kësaj një momentum shtesë, dhe rëndësinë e samitit në Sofje. Po ashtu, ky takim zhvillohet në kuadrin e strategjisë së fundit për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian. Ajo është e qartë dhe përmban perspektivë shumë të qartë për të gjithë Ballkanin Perëndimor që e ardhmja e saj të jetë në BE. Sot kemi patur një diskutim shumë të mirë për këto reforma. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, i cili është kyç për të tri fushat e përmendura”, theksoi Danielsson.

Nikoqire e takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (WB6) është Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës. Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të WB6 përfshirë Ekaterina Zaharieva, Zv.kryeministre dhe ministre e Jashtme e Bullgarisë dhe Christian Danielsson, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Në orët e pasdites, Ministria e Punëve të Jashtme e BeH-së do të organizojë konferencën ministrore të Fondit për Ballkanin Perëndimor. Në konferencë do të marrin pjesë edhe Gjergj Murra, drejtor ekzekutiv i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button