Sherri me Ronela Hajatin, Samanta tregon për herë të parë arsyen

Ndonëse dikur mikesha shumë të mira, miqësia mes dy këngëtareve, Samanta Karavello dhe Ronela Hajati nuk ekziston më. Ka kaluar disa kohë që nga prishja e raporteve të tyre dhe deri më tani nuk e dinim arsyen që sollën konfliktin mes dy këngëtareve. E ftuar në PopCulture, teksa është ndalur në këtë çështje, Samanta ka sqaruar edhe arsyen e konfliktit të tyre, shkruan Bordo.al. 

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, ka rrëfyer Samanta.

Samanta dhe Ronela i ndërprenë marrëdhëniet e tyre ne vitin 2015, ndërsa ishte Ronela ajo që theu e par akullin, duke folur për këtë çështje teksa ishte e ftuar në emisionin “Oktapod”. “Samanta nuk më ka zhgënjyer. Me nuk jemi më shoqe sepse Samanta është shumë e mirë për mua”, tha Ronela aso kohe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button