Tensione, përleshje e akuza përcjellin interpelancën për vdekjen e Deharit në Kuvendin e Kosovës

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës në kohën kur po diskutohej për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.

Fjalimi i ministres, Dhurata Hoxha ka nxitur reagim të deputetëve të VV-së, por edhe të atyre që ditë më parë dolën nga kjo parti. Situata shkoi deri aty sa gati pati përleshje fizike mes deputetëve të Vetëvendosjes e PDK-së, transmeton KTV.

Sikurse ministrja Hoxha edhe kreu i Kuvendit tha se Vetëvendosje e Albin Kurti e dërguan Astrit Deharin në Vetëvrasje. Ndërsa Kurti e quajti tradhtar Veselin.

Pas saj doli në foltore kryeministri duke u munduar ta qetësojë situatën. Por, sapo doli sërish ministrja Hoxha deputetët e Vetëvendosjes nisën protestën duke goditur tavolinat me duar.

Me herët gjatë ditës lideri Albin Kurti ka kërkuar shkarkimin e gjithë atyre që siç thonë kishin dorë në vdekjen e Deharit.

E pikërisht kjo çështje ka përplasur në Kuvend deputetët e Vetëvendosjes dhe Grupit të Pavarur me pushtetin.

Lideri i VV-së Albin Kurti ka kërkuar shkarkimin e ministres, Dhurata Hoxha, derisa kryeministri ka thënë se dhënia e përgjegjësisë nuk është një standard.

Në fund rekomandimet nuk arritën të votoheshin e seanca do të vazhdojë me 21 mars në orën 10:00.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button