Kosovë, FSK-së i bashkohen edhe 34 rekrutë nga komunitetet jo-shumicë

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, gjenerata e parë për vitin 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga MFSK bëhet e ditur se në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, ambasadorë të shteteve, atashe ushtarakë si dhe oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekrutëve.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar rekrutët e rinj të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë për përfundimin me sukses të trajnimit bazik duke iu dëshiruar fillim të mbarë, shërbim dhe karrierë të suksesshme në FSK në shërbim të vendit.

Duke i uruar rekrutët të rinj dhe familjet e tyre për zgjedhjen e bërë për t’i shërbyer vendit në të mirë të zhvillimit, paqes dhe prosperitetit të qytetarëve, Haradinaj tha se “Qeveria jonë është e vendosur për zhvillimin e përbashkët, integrimin e të gjithëve për të kontribuar bashkërisht për ndërtimin e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe me gjerë”.

Ndërsa ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha se ceremonia e sotme dëshmon se FSK-ja është bërë forcë e besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, forcë shumëetnike, e hapur për të gjithë dhe në shërbim të të gjithëve.

“Njëri nga prioritetet tona është edhe integrimi i komuniteteve jo shumicë në strukturën e FSK-së. Bazuar në Strategjinë për integrim të komuniteteve dhe në këtë angazhim, aktualisht FSK-ja e ka tejkaluar kuotën prej 10 për qind të përfshirjes së komunitetit jo shumicë”, ka thënë ai.

“Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot, iu bashkuan edhe 34 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, dhe me këtë numri i pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve ka arritur në 276 pjesëtarë ose 11.10 për qind. Ndërsa, nga komuniteti serb deri më tani janë rekrutuar 130 pjesëtarë ose 5.28 për qind, nga i gjithë territori i Kosovës”, njofton MFSK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button