Asnjë i mbijetuar në helikopterin amerikan të rrëzuar në Irak

Të gjithë ushtarët në helikopterin amerikan që u rrëzua në kufirin Irak-Siri gjatë natës kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Operacioni Vendosmëria e Natyrshme e Task Forcës së Përbashkët thuhet se asnjë ushtar nuk ka mbijetuar në helikopterin e tipit Pave Hawk i cili në orët e natës u rrëzua në perëndim të Irakut, në afërsi të qytetit Kaim në prefekturën e Enbarit.

Në deklaratë theksohet se nuk supozohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë sulmi dhe se kanë nisur hetime në lidhje me rastin.

Ndërkaq, nuk është ndarë asnjë informacion në lidhje me numrin e ushtarëve që gjendeshin të pranishëm në helikopter.

Nga ana tjetër, mediat irakiane kanë raportuar se në helikopter ndodheshin shtatë ushtarë.

Ndryshe, koalicioni kundër DEASH-it i kryesuar nga SHBA kishte njoftuar për rënien e helikopterit me ushtarë amerikanë në perëndim të Irakut në orët e natës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button