Rikualifikimi i rastit të Almir Aliut, reagon Unioni Studentor Shqiptar

“Nuk ndërtohet ardhmëri mbi themele të padrejtësisë” kështu ka nisur reagimi i Unionit Studentor Shqiptar në Maqedoni në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Themelore në Kumanovë për rikualifikimin e rastit të Almir Aliut, njofton Portalb.mk.

Nga USSH-ja, rastin e lirimit të të akuzuarit të rastit të Almir Aliut, Boban Iliq e shohin si dëshmi se gjyqësori në Maqedoni ka qasje selektive ndaj shqiptarëve.

“Sot jemi dëshmitarë ku edhe njëherë sistemi gjyqësor i Republikës së Maqedonisë tregoi qasjen e saj selektive ndaj shqiptarëve duke liruar vrasësin e Almirit 4 vjeçar, ky vendim nuk është asgjë tjetër vetëm se një kancer që lëshoi metastazë në ardhmërinë e të rinjëve tanë duke na siguruar se edhe më tutje jetët tona nuk maten me kandarin e drejtësisë por me atë të fuqisë. Asnjë vendim i gjykatës nuk mund ta kompenzon vrasjen e Almirit prandaj në emër të Unionit Studentor Shqiptar kërkojmë që në afat sa më të shpejtë organet kompetente ta rishqyrtojnë rastin në fjalë dhe mos të lënë hapësirë për incidente të radhës”, thotë kryetari i USSH-së, Egzon Shabani.

Përndryshe, ky reagim vjen pasi që dje në Gjykatën Themelore të Kumanovës, me kërkesë të prokurores përgjegjëse të rastit të të ndjerit Almir Aliu, Suzana Kusigerska u vendos që të rikualifikohet rasti nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”Ndaj Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë dhe i njëjti që dje ka dalë nga Burgu i Shuto Orizares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button