CIVIL: Jemi të tmerruar nga vendimi skandaloz i Prokurorisë dhe Gjykatës së Kumanovës si dhe nga kërcënimi i Iliqit ndaj gazetarit

“Jemi të tmerruar nga vendimi skandaloz i Prokurorisë dhe Gjykatës së Kumanovës për rikualifikimin e lëndës nga “vrasje” në “ vepër penale serioze kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”. Ky është nivel absurd i rezonimit dhe i veprimit të një sistemi juridik i cili duket qartë se është thelluar në praktika krejtësisht të papranueshme”, kështu reagojnë nga Organizata Joqeveritare Civil, transmeton Portalb.mk. 

Gjykata e Kumanovës dje edhe një herë vërtetoi se drejtësia në Maqedoni është selektive dhe e njëanshme. Skenari i turpshëm në rastin e Almirit të vogël është edhe një vërtetim për këtë, Civil kërkon ritrajtimin urgjent të tërë procesit gjyqësor.

“Civili kërkon ritrajtimin urgjent të tërë procesit gjyqësor. Gjithashtu, kërkon ndarjen e rastit për vrasjen e Almirit nga rasti për dhunën fizike mes të gjithë pjesëmarrësve të cilët duhet të ndëshkohen. Edhe më e turpshme nga vendimi i gjykatës së Kumanovës është sjellja e të Akuzuarit Boban Iliq dhe e vëllait të tij  në, dhe jashtë gjykatës. Mosrespektimi i këtillë i gjykatës, familjes së Almirit, por edhe publikut, vetëm do të kontribuon edhe më tepër për dëshpërimin, mllefin dhe mosbesimin e skajshëm në institucionet e drejtësisë dhe shtetit në përgjithësi”, thuhet në regim për media.

OJQ Civil e dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet e djeshme mbi gazetarin e TV 21.

“Civili e dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet e djeshme mbi gazetarin e TV 21. Pyetja “A do menjëherë të kthehem në burg?” nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç si kërcënim për jetën e gazetarit dhe i njëjti duhet menjëherë të dënohet dhe ndëshkohet. Nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Prokuroria Publike kërkojmë reagim të shpejtë dhe veprim ndaj këtyre kërcënimeve”, thuhet në reagim.

Maqedoni, Gjykata e Kumanovës ka bërë shkelje të ligjit gjatë rikualifikimit të rastit të Almirit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button