Tre persona e kanë sulmuar një burrë në shtëpinë e tij në Shkup

Tre persona e kanë rrahur mbrëmë një burrë në shtëpinë e tij në Shkup, njofton policia, transmeton Portalb.mk.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 në shtëpinë e 37-vjeçarit D.S. në rrugën “Radishan” në Shkup. Tre personat me veturën “Opel Vektra” prej të cilëve njëri është identifikuar me iniciale D.T. nga Petrovesi me shkopinj prej druri i kanë thyer dritaret dhe më pas kanë hyrë në shtëpi ku fizikisht e kanë sulmuar D.S. dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Pasi sulmuesit ikën nga vendi, D.S. me ndihmën e ekipit të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në spitalin “Shën Naum Ohridski” ku i është ofruar ndihma mjekësore.

D.T. është arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button