Euronews: Frika për incidente ndërtnike mbisundon Maqedoninë

Dhuna etnike është frikë e vërtetë për shumë qytetarë të Maqedonisë. IRJ e Maqedonisë ka evidentuar rritje të mosbesimit mes Shqiptarëve dhe Maqedonasve. Vrasja e pesë personave në pranverë rriti tensionet në këtë shtet, ku një e katërta e popullsisë janë shqiptarë.

Kështu shkruan Euronews në një speciale kushtuar marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Euronews gjatë kësaj reportazhe ka vizituar Tetovën dhe fshatrat përreth, duke marrë deklaratë prej nxënësve, qytetarëve, tifozëve e analistëve.

Si shkas për prishjen e bashkëjetesës ndëretnike përmendet edhe projekti etnocentrik “Shkupi 2014”.

 “Harxhimi i shumave të mëdha nga paratë publike për projektin ‘Shkupi 2014’ është kritikuar nga komuniteti Shqiptar. Gjithandej Shkupit janë ngritur statuja gjigante të heronjve antik maqedonas. Gjithashtu edhe muze të cilët nderojnë të kaluarën e vendit. Shumë shqiptarë ndjehen të lënë anash me këtë tentim të krijimit të ‘identitetit të maqedonasve antik’” – shkruan Euronews.

Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes së kufijve në Ballkan.

 “Nëse Veriu i Kosovës rikthehet nën Serbia, separatizmi shqiptar pritet të forcohet në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe anëtarësimi në BE do të jetë i pakapshëm për të gjithë” – përfundon raporti i Euronews. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button