Katër persona të vdekur nga shembja e urës në Florida

Katër persona kanë vdekur pasi rrëzimit të një ure për këmbësorë në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas më 15 mars, kanë njoftuar autoritetet në Florida.

Tetë makina kanë mbetur të bllokuara nën rrënojat e urës derisa nëntë persona janë dërguar në spital, kanë njoftuar zyrtarët në një konferencë për media, transmeton REL.

Ura 53 metra e gjatë, që lidh universitetin me qytetin e vogël Sweetwater në zonën e Majamit, është vendosur më 10 mars.

Ajo ka peshë 950 tonë, kanë thënë zyrtarët.

Senatori amerikan nga Florida ka thënë më herët se gjashtë deri në 10 persona kanë vdekur në incident.

Ura ka pasur qëllim për të krijuar hapësirë një vendkalim në një nga rrugët më të ngarkuara në Floridën Jugore.

Studentët në universitet janë në pushimi pranveror andaj edhe ka pasur më pak persona në momentin kur është shembur ura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button