BDI Gostivar: Buxheti i Komunës së Gostivarit do të votohet gjatë ditës së hënë

“Kryetari i komunës së Gostivarit vazhdon të shkel ligjet duke vepruar kokë në vete dhe jashtë dispozitave ligjore. Nga mosdija, mospasja e përvojës institucionale apo me tendencë, veprimet e Taravarit bien ndesh me rregullat ligjore”, reagon BDI Gostivar.

“Kujtojmë Taravarin që propozim buxheti i Komunës së Gostivarit ka hyrë në rend dite të seancës së tretë të Këshillit komunal dhe është aprovuar nga shumica e këshilltarëve. Andaj, e njëjta pikë e rendit të ditës nuk mund të tërhiqet pa kaluar paraprakisht në votim nga ana e këshilltarëve. Njoftojmë qytetarët e Gostivarit që buxheti i propozuar nga ana e Kryetari i komunës së Gostivarit, edhe pse aspak joproduktiv dhe me defekte të shumta, do të votohet gjatë vijimit të seancës që do të thirret për ditën e hënë. Shumicia e këshilltarëve nga BDI, LSDM, RDK dhe këshilltari i komunitetit romë në krye me kryesuesin e Këshillit komunal, Nasir Musliu, kanë votat e mjaftueshme për miratimin e propozim buxhetit komunal”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button