Shembet ura 950 tonëshe në Florida, raportohet për viktima (Foto/Video)

Një urë 950 tonëshe është shembur në kampusin e Universitetit ndërkombëtar të Floridës, duke i lënë të vdekur disa persona, njofton policia rrugore e Floridës, raporton Abc News.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqet ekipet e zjarrfikësve, që janë duke bërë çmos të shpëtojnë këmbësorët që kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.

Raportohet të pesë deri në gjashtë vetura gjendeshin nën urë, në momentin që ajo u shemb.

Një veturë e zezë shihet e mbuluar nga rrënojat e betonit të urës. Ende nuk dihet nëse brenda këtyre veturave ka njerëz të lënduar apo të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button