Britania do të lejojë organizatën ndërkombëtare të shikojë të gjeturat në rastin Skripal

Britania është duke punuar që t’ju japë mundësinë ekspertëve ndërkombëtarë për të vërtetuar të gjeturat e deritashme që tregojnë se ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar nga agjenti nervor i krijuar nga rusët, ka njoftuar sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, transmeton Reuters.

Në një artikull për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine, Jonhson ka shkruar se qeveria dhe policia britanike janë duke punuar ashtu që t’i japin leje Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për konfirmimin e të dhënave.

“Ne jemi duke punuar që t’iu japim mundësi për të konfirmuar analizat tona në mënyrë të pavarur”, ka shkruar ai.

Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 23 diplomatë rusë si shkak i këtij incidenti.

Rusia ka kundërshtuar ndonjë përfshirje në këtë sulm, transmeton REL.

Zyrtarë rusë kanë premtuar se shteti i tyre do të ketë përgjigjje për dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button