“NATO gjatë vitit 2017 ka investuar më shumë në mbrojtje”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar publikimin e “Raportit Vjetor 2017” ku përfshihen aktivitetet e vitit të kaluar të kësaj aleance, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat në Bruksel, Stoltenberg tha se raporti ka treguar se aleanca gjatë vitit 2017 ka investuar më shumë në mbrojtje.

Duke e bërë një vlerësim të përgjithshëm për aktivitetet e NATO-s për vitin 2017, Stoltenberg tha se në krahun e majtë të aleancës janë vendosur katër grupe të luftës, është përforcuar prania e saj në Detin e Zi, është rritur rezistenca ndaj sulmeve kibernetike dhe hibride, është anëtarësuar në koalicionin ndërkombëtar kundër DEASH-it, është rritur bashkëpunimi me Bashkimin Evropian (BE), është nisur një mision trajnimi në Irak si dhe procesi i anëtarësimit të Malit të Zi.

– Harxhimet për mbrojtje janë rritur për 5 për qind

Stoltenberg ka theksuar se pas zotimeve të vitit 2014 të aleatëve të NATO-s për shpenzimet në mbrojtje, ka vazhduar rritja e harxhimeve në mbrojtje. “Gjatë 3 viteve të fundit po vazhdon rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë dhe gjithë Kanadanë. Kjo ka kontribuar në gjithsej 46 miliardë dollarë për aleancën. Aleatët evropiane dhe Kanadaja në vitin 2017 kanë rritur për 5 për qind shpenzimet për mbrojtje”, thotë Stoltenberg.

– “Testet kryesore me të cilat u ballafaqua NATO janë sjelljet e Rusisë”

Duke shprehur se njëra prej testeve kryesore me të cilën u ballafaqua NATO janë sjelljet e Rusisë, Stoltenberg lidhur me helmimin e agjentit të dyfishtë në Britaninë e Madhe, Sergey Skripal dhe të vajzës së tij Yulia me një substancë kimike prodhim rus, e cila ndikon në sistemin nervor tha: “Që nga themelimi i NATO-s, në territoret e aleancës për herë të parë është përdorur një kimikat që ndikon në sistemin nervor. Të gjithë aleatët janë dakord se ky sulm shkel rregullat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo nuk është e pranueshme, nuk ka vend në një botë të civilizuar. Ashtu siç është shprehur dje Këshilli Veri-Atlantik, të gjithë aleatët janë në solidaritet me Britaninë e Madhe”.

Ai shtoi se aleatët janë të gatshëm që të japin mbështetjen e nevojshme për Britanisë së Madhe në hetimet lidhur me çështjen, duke bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të realizojnë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Duke u shprehur se ky sulm i realizuar në qytetin Salisbury të Britanisë së Madhe, është pjesë e sjelljeve të pamatura të Rusisë të cilat janë duke vazhduar për një kohë, Stoltenberg shtoi se NATO nuk do t’iu përgjigjet aktiviteteve të Rusisë hapë pas hapi.

“Nuk duam një Luftë të Ftohtë të re. Nuk duam që të zvarritemi në një garë të re të armatimit”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, po ashtu shtoi se është me rëndësi që të jepet një reagim i matur dhe proporcional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button