Juventusi i ka dhënë më së shumti futbollistë kombëtares italiane
Kampioni aktual dhe klubi më i trofeshëm në Itali, Juventusi ka mbajtur edhe barrën e kombëtares italiane duke krijuar numrin më të madh të futbollistëve që kanë mbrojtur ngjyrat e Azzurëve.
Në 120 vjet për kombëtaren italiane kanë luajtur 140 futbollistë të Juventusit, transmeton Koha.net. Pas Juventusit është Interi me 104 lojtarë.
FIGC, federata e futbollit italian, sot ka festuar ditëlindjen e 120. Gjatë këtyre viteve Italia katër herë është shpallur më e mira në botë, dhe Evropianin më 1968.
Tuttomercatoëeb ka publikuar listën e klubeve që i kanë dhënë më së shumti lojtarë kombëtares italiane.
Këto janë klubet që kanë dhënë futbollistë për kombëtaren e Italisë:
Juventus – 140
Inter – 104
Milan – 100
Roma – 76
Fiorentina – 71
Torino – 71
Bologna – 52
Sampdoria – 48
Lazio – 46
Genoa – 43