Muslimanët e Gjermanisë kërkojnë solidaritet pas sulmeve ndaj xhamive

Organizatat muslimane në Gjermani i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen dhe të flasin kundër valës së fundit të dhunës që synojnë xhamitë në mbarë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për dekada me radhë, muslimanët janë përballur me kërcënime nga ekstremistët e djathtë. Ky kërcënim tani situatën e ka përkeqësuar edhe më tej nga grupet e huaja terroriste”, theksuan përfaqësuesit e organizatave më të mëdha muslimane gjatë një konference për media të mbajtur në Berlin.

Të paktën 27 xhami në Gjermani u vunë në shënjestër të sulmeve në tre muajt e parë të këtij viti, pasi grupi terrorist PYD/PKK kërcënoi me kryerjen e veprimeve të dhunshme për të protestuar kundër operacioneve kundër-terroriste të Turqisë në Sirinë veriperëndimore.

Aiman Mazyek, i cili kryeson Këshillin Qendror të Muslimanëve në Gjermani, theksoi se nuk mund të bëhet justifikim për sulme të tilla.

“Pavarësisht nga motivimet e ekstremistëve, pavarësisht nëse janë motive racore, fetare apo nacionaliste, duhet të ndërmarrim një qëndrim të qartë kundër këtyre sulmeve”, tha Mazyek.

Ai paralajmëroi se heshtja e shoqërisë mund të inkurajojë më tej ekstremistët për të vazhduar dhunën kundër xhamive.

Grupi terrorist PYD/PKK dhe organizatat ektremiste të majta morën përgjegjësinë për të paktën 11 akte kundër xhamive, duke përfshirë sulmet e zjarrvënies këtë muaj në xhamitë në Berlin dhe Ahlen.

Zekeriya Altug nga Unioni Turko-Islamik për Çështje Fetare, një nga grupet më të mëdha muslimane të Gjermanisë, shprehu keqardhje për mungesën e solidaritetit me komunitetin musliman.

“Ajo që e gjejmë të humbur është një dënim i qartë i këtyre akteve të egra nga politikanët dhe udhëheqësit e shoqërisë civile”, tha Altug.

– Autoriteteve u kërkohet të veprojnë

Organizata terroriste PKK është ndaluar në Gjermani që nga viti 1993, por mbetet aktive me rreth 14 mijë pasues në mesin e popullatës kurde të emigrantëve të vendit.

PKK është e listuar si një organizatë teroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian.

Altug u bëri thirrje autoriteteve gjermane të rrisin sigurinë për xhamitë dhe institucionet tjera muslimane, mes kërcënimeve në rritje nga grupet e PYD/PKK-së, grupet ekstremiste majtiste dhe bandat neonaziste gjermane.

Kërcënimet nga grupet e ekstremit të djathtë këtë javë detyruan Këshillin Qendror të Muslimanëve në Gjermani të mbyllin përkohësisht zyrën në Këln.

Gjermania, një vend me popullsi prej 81.8 milionë banorësh, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e popullsisë gjermane, 4.7 milionë janë muslimanë nga të cilët 3 milionë janë me origjinë turke.

Ekonomia më e madhe e BE-së dëshmoi rritjen e islamofobisë në vitet e fundit, të shkaktuar nga një propagandë e partive të ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmit.

Sipas shifrave zyrtare rreth 1.000 muslimanë dhe institucione muslimane u sulmuan në vitin 2017. Në këto sulme të paktën 33 muslimanë u plagosën, ku përfshiheshin sulme ndaj grave muslimane që mbanin shami në kokë dhe sulme kundër xhamive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button