OKB: Regjimi sirian përdor përdhunimin si armë lufte

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaruan se regjimi sirian dhe milicitë e bashkuara të saj kanë kryer dhunë seksuale, përfshirë përdhunimin kundër njerëzve nga opozita që përbëjnë krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti prej 29 faqesh nga Komisioni Hetimor i OKB-së në Siri i titulluar “Kam humbur dinjitetin tim: Dhuna seksuale dhe gjinia në Republikën Arabe e Sirisë”, bazohet në 454 intervista me të mbijetuarit, të afërmit e të mbijetuarve, mjekët, avokatët, si dhe shqyrton kryerjen e dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore nga palët që nga kryengritja në mars të vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2017.

“Raportet dhe aktet e tjera të dhunës seksuale të kryera nga forcat e regjimit dhe milicitë e bashkuara të saj në pikat e kontrollit, gjatë bastisjeve të shtëpive dhe operacioneve tokësore përbëjnë disa pjesë të sulmeve, ‘përbëjnë krime kundër njerëzimit’ dhe gjithashtu ‘përbëjnë krime të luftës’”, theksohet në raport.

Duke vënë në dukje se forcat e regjimit dhe milicitë e bashkuara të saj kanë kryer dhunë seksuale, përfshirë dhunime dhe veprime të tjera kundër grave, vajzave, burrave dhe djemve në 20 qendra të paraburgimit, raporti thekson se “Përdhunimi i grave dhe vajzave u dokumentua në 20 degë të qeverisë politike dhe inteligjenca ushtarake ndërsa përdhunimet e burrave dhe djemve u dokumentuan në 15 degë”.

Raporti poashtu tha se DEASH-i dhe grupe të tjera ekstremiste të armatosura ekzekutuan gratë dhe vajzat duke gurëzuar me akuzat për kurorë-shkelje dhe detyruan vajzat në martesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button