Pavarësia e Kosovës kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Anëtari i Kryesisë së partisë radikale të Serbisë (SRS) Miljan Damjanoviq ka deklaruar sot se pas vizitës së ndihmës sekretarit shtetëror të SHB A-së për Europë dhe Euroazi, Wess Mitchell, është e qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

Damjanoviq ka thënë se Aleksandar Vuçiq pesë vjet radhas ka folur se nuk ka presion ndaj Serbisë dhe se pavarësia e Kosovës nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por mesazhe të tjera u dëgjuan gjatë vizitës së Mitchellit në Beograd, përcjell FoNet kumtesën e kësaj partie.

Ai ka thënë SHBA-ja po kërkon të njihet pavarësia e Kosovës dhe të formohet Ushtria Kosovës pa të drejtën e vetos nga askush.

“E kemi pasur shfaqjen mediale të Vuçqit që ka filluar me të pyesë gazetarët se cili dokument flet as ata mund ta formojnë shtrinë“, ka theksuar Damjanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button