Gazetarët e huaj nuk pasqyrojnë realitetin e Sirisë

 Sipas ish-gazetares siriane, Rusha Altabshi, e cila tani jeton në Stamboll, gazetarët e huaj “nuk pasqyrojnë realitetin” e luftës në Siri.

Altabshi, e cila dikur punonte për një gazetë lokale në Siri para fillimit të luftës civile, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se gazetarët vendas dhe të huaj të lajmeve raportojnë “ndryshe” mbi Sirinë në vend që të përshkruanin realitetin në terren.

“Ne nuk mund të kuptonim se çfarë po ndodhte në ditët e para të luftës”, shprehet 36-vjeçarja Altabshi për AA, duke iu referuar periudhës kur filloi lufta civile në Siri, e cila më 15 mars shënon vitin e shtatë të shpërthimit.

Sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara (OKB), qindra mijëra persona janë vrarë në konfliktin që nga viti 2011.

Para fillimit të luftës, Altabshi tha se ajo ishte e mësuar të shkruajë lajme që përqendroheshin tek gratë, për të cilat vazhdon të shkruajë edhe sot.

“Pas fillimit të luftës, vazhdova të shkruajë për gratë, fatkeqësisht sepse ajo që ndodhi ishte shumë e hidhur. U përqendrova në gratë që u përdhunuan dhe u përpoqa t’i vlerësoja ngjarjet nga një këndvështrim më racional kur pashë incidente të tmerrshme”, thotë Altabshi.

Altabshi theksoi se pasi u largua nga Siria ajo ishte e detyruar të largohet nga profesioni i saj, duke shtuar se nuk ka mundur të shkruajë që nga viti 2013. “Ëndrra ime është ta shoh emrin tim përsëri në gazeta. Shpresoj që lufta në vendim tim të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur”, shprehet Altabshi.

Para se të shkonte në Stamboll, Altabshi dhe familja e saj jetuan në Gjermani për rreth një vit e gjysmë, por siç thotë ajo, “Ne nuk ndiheshim se i përkisnim Gjermanisë, në aspektin e kulturor apo shoqëror”.

– “Lumturi duke punuar”

“Turqia ka kulturë perëndimore dhe lindore, por në Gjermani kemi jetuar në një kamp”, thotë ajo. Përderisa Altabshi jeton në Stamboll me motrën e saj, nëna e tyre jeton në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë. “Ne jemi shumë të kënaqur që jemi këtu dhe jemi të lumtur”, shprehet ajo.

Nëna e saj mori disa klasë të zejtarisë dhe tani është duke bërë objekte prej druri, të cilat ajo i shet “Nëna ime gjeti lumturi duke punuar. Arsyeja e vërtetë për lumturinë e nënës sime është Turqia. Sepse Turqia na ofroi mundësi dhe një jetë të rehatshme. Stambolli më jep mua dhe motrës sime një energji pozitive pune dhe motivim. Ne jemi shumë të lumtur”, shton ajo.

Turqia hapi kufijtë e saj për miliona sirianë, gjë për të cilën Altabshi thotë, “Jam shumë e kënaqur me të gjitha hapat e ndërmarra nga Turqia për Sirinë”.

E vetmja gjë që Altabshi tha se dëshiron tani është fundi i masakrës brutale në vendin e saj. “Nëse e gjithë bota dëshiron, ata mund të bashkohen dhe t’i japin fund masakrës së vazhdueshme në Siri”, thotë ajo.

Siria është e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi sirian i Bashar al-Asadit u përplas në protestat pro-demokratike me një trazirë të papritur. Kjo çoi në një konflikt ushtarak midis grupeve të opozitës siriane dhe regjimit të Asadit mbi territorin e vendit tashmë të shkatërruar nga lufta.

Irani ka mbështetur regjimin e Asadit gjatë luftës, ndërkohë Rusia ndërhyri në shtator të vitit 2015. Bisedimet e paqes u nisën në Gjenevë në vitin 2012 me qëllim për të arritur një zgjidhje politike për konfliktin, ndërsa bisedimet në Astana filluan në vitin 2017 duke u diskutuar një armëpushim që ishte i brishtë deri më tani.

Qindra mijëra civilë janë vrarë në konflikt, kryesisht nga sulmet ajrore të regjimit që synonin zonat e mbajtura nga opozita, ndërsa miliona të tjerë u zhvendosën. Gjatë konfliktit, regjimi i Asadit u akuzua shumë herë nga shumë aktorë ndërkombëtarë për shënjestrim të civilëve me armë kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button