Derisa Bujar Osmani është në Kosovë, anulohet seanca qeveritare Maqedoni – Serbi

Në kohën kur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizon takime me krerët shtetëror të Kosovës, nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se është anuluar seanca ndërqeveritare Maqedoni – Serbi e cila duhej të mbaheshe më 21 mars, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të obligimeve të kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, është anuluar seanca e ndërqeveritare e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë e cila u paralajmërua për më 21 mars”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë.

Nga atje thonë se për datën e re të mbajtjes së seancës ndërqeveritare Maqedoni – Serbi do të njoftojnë në mënyrë shtesë.

Përndryshe, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani sot ka realizuar takime me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj në të cilin janë diskutuar detajet për mbajtjen e seancës ndërqeveritare Maqedoni – Kosovë.

Deri tash, Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur seanca të përbashkëta me Qeverinë e Bullgarisë dhe atë të Shqipërisë.

Seanca e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ja çfarë thanë Rama dhe Zaev (VIDEO)

Qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim (FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button