Raporti i PSP-së: janë dëgjuar 85% e bisedave të përgjuara

Prokuroria Speciale Publike sot ka publikuar raportin e pestë për punën gjashtëmujore të saj. Në raport thuhet se kjo prokurori ka vazhduar me dëgjimin e bisedave të përgjuara, dhe prej 606,555 video-incizimeve të cilat i kanë në dispozicion, janë përpunuar 85% e tyre, njofton Portalb.mk.

“Përfshirë ditën e publikimit të raportit të sotëm, është analizuar përmbajtja e 515,572 audio-incizimeve, respektivisht në përpunim janë 85% e incizimeve nga numri i përgjithshëm të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Speciale Publike, kurse janë përpunuar 1,784 transkripte të cilat në bazë të bisedave të përgjuara ekziston indikacion për kryerje të veprës penale”, shkruan në Raport.

Nga numri i përgjithshëm i bisedave të analizuara të cilat në numër janë 515,572 – janë veçuar 193,753 audio – incizime për të cilat është vërtetuar se janë biseda personale.

Prokuroria Speciale Publike ka analizuar edhe 100,000 audio-dokumente të cilat janë siguruar gjatë bastisjes te disa persona dhe në rrjedhë është verifikimi se sa është numri i këtyre audio – incizimeve dhe a janë pjesë e përgjimit ilegal.

Në raportin e ri janë përfshirë 135 lëndë parahetimore të reja, ku nga ata 23 janë me vetiniciativë të PSP-së e kurse të tjerat janë hapur në bazë të denoncimeve të të tjerëve.

Për momentin në PSP është duke u punuar në 235 procedura parahetimore.

Përndryshe, gjatë periudhës 15.09.2017 – 15.03.2018 PSP-ja ka hapur 7 procedura hetimore, kundër 17 personave.

Janeva: Hetojmë krim financiar në Çeki, Greqi Britani dhe Holandë

Në PSP dorëzohen dokumente të shumta për tenderin e sigurimit të spitalit të Ohrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button