Shqipëri, sërish përmbytet Shkodra

Janë përmbytur rreth 2620 ha në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes thotë se në Njësia AdministrativeBushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, ndërsa në Bërdicë 280 ha.

Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 785 ha.

Ndërsa më e madhe kjo sipërfaqe është në zonën e Anës së Malit, e cila shkon 1150 ha tokë pasi niveli i ujit është rritur.

Njoftimi i plotë i ministrisë

Sa i takon situatës në Shkodër, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur rreth 2620 ha.

Bashkia Vau-Dejës.

Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 370 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur 280 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur 785 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur 1150 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur 5 ha tokë të përmbytur. Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.

200 efektivë të batalionit të këmbësorisë të Vaut Dejës kanë vazhduar me operacionet për transportimin e komunitetit në fshatin Obot dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe koncentratit për bagëtitë.

Deri më tani janë mbi 700 persona të asistuar nga FA. FNSH ka montuar rreth 300 metër barriera në fshatin Shirq të Njësisë Administrative Dajc.

Nga ana e Institucionit të Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet me strukturat e KESH, të bashkive në Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBU, për ndjekjen e precipitimit të situatës, veçanërisht në territorin e Bashkisë Shkodër, mbështetjen e banorëve me ndihma ushqimore për komunitetin dhe bagëtitë, sipas vlerësimeve të bëra nga bashkitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button