Pas miratimit të ligjit të gjuhëve, vandalizohet objekti i Institutit për Trashëgimi të Shqiptarëve (FOTO)

Pas miratimit të ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë, në orët e mbrëmjes me fjalë “‘Smrt za shiptari’ (Vdekje për shqiptarët) të shoqëruar me simbolin kishtar – kryqin” është vandalizuar objekti i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni. Nga ITKSHSH-ja shprehin keqardhje për këtë akt, pasi që siç shprehen nga atje, ata në vazhdimësi kanë luftuar që të afrojnë komunitetet e ndryshme ndërmjet vete, njofton Portalb.mk.

“Duke qenë institucioni i vetëm që i ka tubuar të gjitha etnitë dhe religjionet në aktivitetet e tij, duke shfaqur interes edhe për komunitetet më të vogla, siç janë hebrenjtë dhe mbrojtja e tyre, ITSHKSH-ja e gjykon këtë akt vandal dhe shpreh keqardhje që, edhe pas gjithë kësaj pune të Institutit në afrimin e komuniteteve në vend, përsëri sulmohet pikërisht kjo çerdhe e shoqërisë multientike në Maqedoni”, thonë nga ITKSHSH-ja.

Nga atje, duke ftuar për gjakftohtësi, thërrasin organet e rendit vandalët t’i nxjerrin para drejtësisë

“Me këtë rast ITSHKSH kërkon nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjitha komuniteteve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë, sepse vendi ynë po kalon në një kapërcyell të rëndësishëm të historisë së tij në rrugën euro-atlantike dhe për këtë të gjithë ne jemi përgjegjës për të ardhmen e tij”, thuhet në reagimin e ITKSHSH-së.

Mbishkrimi fyes/ foto: ITKSHSH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button