Hulumtim, në shishet e ujit zbulohen mbetje plastike

Në një hulumtim të zhvilluar për ujin në shishe të disa kompanive të njohura në botë është zbuluar se në ujin e pijes ka patur mbetje plastike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC-së, në hulumtimin e zhvilluar nga organizata e gazetarisë hulumtuese të quajtur Orb Media, me përkrahjen e Universitetit Shtetëror të New York-ut, në testet e realizuara mbi produktet e kompanive të njohura të ujit në shishe është zbuluar se pothuajse të gjitha përmbajnë mbetje të plastikës.

Në hulumtim janë testuar më shumë se 250 shembuj të ujit në shishe nga 9 shtete. Në hulumtim përveç 5 kompanive ndërkombëtare të cilat bëjnë shitje në mbarë botën, janë përfshirë edhe 6 kompani kombëtare, liderë të tregut, në shtetet si Gjermania, Brazili, Meksika, Kina, India dhe Indonezia.

Në mostrat e testuara është gjetur se ka 10 pjesë të plastikës, çdo njëri mesatarisht më i madh se madhësia e një fije floku të njeriut. Vetëm në 17 shishe të ujit nga 259 të testuara nuk janë gjetur gjurmë të plastikës.

Kompanitë, nga të cilët është kërkuar mendimi për rezultatet e hulumtimeve, kanë thënë se produktet e tyre janë të përshtatshme me standardet e sigurisë dhe të cilësisë.

Kompanitë poashtu kanë vënë në dukje mos ekzistencën e rregullave për ndalimin e përmbajtjeve të mikro-plastikave, si dhe të metodës së një testi standard që do të zbulonte një gjë të tillë.

Udhëheqësja e hulumtimit, profesoresha e kimisë nga Universiteti Shtetëror i New York-ut, Sherri Mason thotë se në çdo kompani, në çdo shishe të testuar kanë hasur në plastikë.

“Qëllimi ynë këtu nuk është të akuzojmë këtë apo atë kompani, por një e vërtetë del haptazi në shesh se plastika është shndërruar në një substancë e cila ka pushtuar gjithë jetën tonë në ditët e sotme. Ne arrijmë në gjurmët e plastikës edhe në produktet të cilat i konsumojmë në nivelin themelor siç është uji”, tha Mason.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button