“Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë të rritet në 1 miliardë euro”

Mbrëmë në Shkup Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) organizoi një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me temë “Marrëdhëniet bilaterale ekonomike turko-maqedonase, zhvillimi dhe përmirësimi i klimës së investimeve dhe biznesit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri në Qeverinë e Maqedonisë i angazhuar për investime të huaja, Adnan Kahil, ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, kreu i MATTO-s, Ajdovan Ademovski, si dhe këshilltari ekonomik në Qeverinë e Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Para takimit, kryeminitri Zaev duke folur për media bëri të ditur se në takimin me anëtarët e MATTO-s do të diskutohet për projekte dhe aktivitete konkrete për biznesmenët. Ai tha se këtu në Maqedoni ekziston një kapacitet i shkëlqyer i një numri të madh të kompanive turke që veprojnë në vend dhe të cilat japin paga për qytetarët e vendit.

Duke theksuar se gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi është inkurajuar nga Oda e Tregtisë së Turqisë dhe nga krerët turk, të cilët kanë treguar angazhim serioz, Zaev tha se miqësia tradicionale shekullore me Turqinë duhet të inkurajojë komunitetin e biznesit për të investuar në Maqedoni.

Zaev foli për takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në të cilin, siç tha ai, kanë diskutuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Shqyrtuam detajet. Biseduam për shifrat dhe investimet dhe do t’ju them drejtpërdrejt se u angazhuam që këta shifra t’i përmirësojmë, edhe ju si komunitet i biznesit, por edhe unë si njeriu i parë i Maqedonisë, mik i presidentit Erdoğan, kryeministrit Yıldırım, por edhe i Turqisë. Dhe, kur presidenti i mikut më të madh të Maqedonisë jep detyrë, miqtë duhet ta përmbushin atë detyrë”, deklaroi Zaev.

I pyetur se cilat aktivitete do të ndërmerren në Maqedoni kundër organizatës terroriste FETO, kryeministri Zaev tha se për këtë temë është biseduar edhe në Turqi me presidentin Erdoğan, me kryeministrin Yıldırım dhe me Parlamentin.

“Maqedonia ishte dëshmitare e hyrjes me dhunë në Parlament. Ne vetë në lëkurën tonë kemi ndjerë çfarë do të thotë dhuna dhe me dhunë të merren institucionet. Kjo është arsyeja e vetme, përveç miqësisë së madhe të japim edhe mbështetje në luftën kundër terrorizmit, ajo nuk guxon të përsëritet askund. Shërbimet tona të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Turqisë themelojnë kontakte serioze nëse diçka e ngjashme ndodh diku, kjo nuk do të thotë se nuk mund të përsëritet, por edhe në vendin tonë edhe pse është i vogël, vend miqësor. Nga ky aspekt, ne i marrin të gjitha hapat sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë për të hedhur poshtë të gjitha mundësitë që paraqesin prova të vogla se diçka e tillë mund të ndodhë në Maqedoni. Unë besoj se të gjitha rezultatet që do të jenë në horizont menjëherë do të ndahen me publikun”, deklaroi Zaev.

Ambasadorja turk në Shkup, Tülin Erkal Kara, nga ana e saj, tha se si Turqi e dëshirojnë Maqedoninë si vend me prosperitet dhe me mirëqenie ta marrë vendin të cilët e meriton në komunitetin euro-atlantik, për të cilën siç tha, janë duke u bërë përpjekje të sinqerta në këtë drejtim.

Kreu i MATTO-s, Ajdovan Ademovski, tha se MATTO është e angazhuar për të rritur tregtinë midis Maqedonisë dhe Turqisë, si dhe shprehu shpresë se ajo do të arrihet me përpjekje të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button