Ligji për gjuhët, LSDM: Ivanov dëshiron të vendoset mbi Kushtetutën

“Me paralajmërimet se nuk do ta nënshkruaj dekretin për ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gjorge Ivanov përpiqet që të vendoset mbi Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe vepron si mbetje e regjimit të humbur”, reagojnë nga LSDM ndaj deklaratës së djeshme të presidentit Ivnaov, njofton Portalb.mk.

“Ivanov është i obliguar të veprojë sipas nenit 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në të cilën qartë thuhet se nëse presidenti nuk e nënshkruan dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i detyruar që ta nënshkruajë dekretin. Ivanov është në detyrë përpara qytetarëve dhe ligjeve, dhe jo përpara partisë”, thonë nga LSDM.

Sipas partisë në pushtet, me mosnënshkrimin e dekretit, Ivanov e shkel Kushtetutën dhe punon kundër vlerave evropiane të konceptit “një shoqëri për të gjithë”, që siç thonë nga partia, është përkrahur nga partia në ciklet e fundit zgjedhore.

“Ligji për gjuhët është plotësisht në pajtueshmëri më Kushtetutën dhe amendamentin 5 të cilat janë miratuar përpara 17 viteve dhe me miratimin e saj nuk humb askush, por mundësohen kushte për komunikim më të mirë mes qytetarëve dhe institucioneve. Ivanov nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk do të ketë sukses të krijojë ndarje të reja, Maqedonia është një shoqëri për të gjithë”, shtojnë nga LSDM.

http://portalb.mk/511375-ivanov-refuzon-dekretimin-e-ligjit-te-gjuheve-ja-perse/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button