Dëshmitarët, ka pasur vetëm një ofertë për furnizimin e “mercedesit luksoz të Gruevskit”

Pas mbarimit të seancës së sotme për rastin “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike, gjegjësisht për furnizimin e mercedesit prej mbi 580.000 euro, i akuzuari ish-kryeministri, Nikolla Gruevski nuk deshi të jep deklaratë për media, shkurt tha se sot nuk jep deklaratë, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme, në të cilën si zakonisht, Gruevski në gjykatë hyri i fundit ku u dëgjuan dëshmitarët, nga të cilët dy të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa tjetri në Auto mak Star. Dy dëshmitarët e MPB-së thanë se në periudhën kur është furnizuar mercedesi kanë marrë pjesë në hapjen e dokumentacionit të tenderit, duke theksuar se ka pasur vetëm një ofertë. Ato u shprehën se nuk dinë detaje të tjera.  Ndërsa dëshmitari i tretë i kompanisë para gjykatës tha se nuk ka informatë për furnizimin e veturës sepse në përgatitje të ofertës ka punuar kolegu i tij, ndërsa ai është lutur që në mënyrë digjitale ta nënshkruajë ofertën që të mund të realizohet.

Në seancën e sotme nuk u paraqit dëshmitari i katërt i cili ishte i ftuar, ai do të dëshmojë në seancën e radhës me 21 mars.

Pasi Gruevski nuk dha deklaratë për media pas seancës ai u larguar nga gjykata, ai i kaloi gazetarët, por u ndal te njeriu i cili shet gjevreka para gjykatës. Pasi bleu gjervek dhe jogurt  dhe u largua.

Në seancën e kaluar janë dëgjuar pesë dëshmitarë. Dëshmitari Kiro Todorovski, i cili në vitin 2012 ka qenë këshilltarë i Kabinetit të ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Gordana Jankullovska para gjykatës tha se ka pasur vetëm një ofertë për furnizimin e mercedesit luksoz.

Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Jokonsekuencë dhe populizëm rreth “Mercedesit” luksoz

Qeveria ndërroi mendje: nuk do ta shesim “Mercedesin” e Gruevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button