Zyrtarizimi i shqipes në Maqedoni, Bushati: Arritje e rëndësishme për shqiptarët

“Një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese”, e ka cilësuar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti maqedonas.

Përmes një statusi në Facebook ministri Bushati e ka vlerësuar votimin në Kuvendin maqedonas si hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë, transmeton TCH.

Statusi i plotë i Bushatit
GJUHA SHQIPE NË MAQEDONI!
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti pas refuzimit të Presidentit dhe sjelljes obstruksioniste të segmenteve të caktuara të politikës së vjetër në Maqedoni përbën një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Finalizimi i kësaj sipërmarrje të vështirë dhe këmbëngulja e demonstruar pavarësisht pengesave të panumërta është dëshmi e pjekurisë politike dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Zbatimi i duhur i ligjit dhe vendosja e mekanizmave të monitorimit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat europiane.

Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button