Britani muslimanët paralajmërojnë për letrat islamofobike

Drejtori i Unionit të Muslimanëve në Britaninë e Madhe, Enes el-Tikriti, ka paralajmëruar muslimanët kundër provokimeve të disa grupeve ekstremiste të djathtë në Britani me letrat “Dënoje një musliman” të cilët apelojnë te populli për dhunë ndaj muslimanëve.

Tikriti, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), foli për letrën e dërguar gjatë fundjavës në adresa të qyteteve të ndryshme, e cila nxit popullin për një sërë sulmesh ndaj muslimanëve, duke u nisur nga ngacmimet verbale e deri te bombardimi i xhamive.

Duke vënë në dukje se letra në fjalë tregon realitetin dhe seriozitetin e rritjes së islamofobisë në Britani, por edhe në përgjithësi në Evropë, Tikriti thotë se, “Edhe në qoftë se këto letra specifike janë punë e disa personave të paaftë dhe me probleme, do të ishte një gabim i madh injorimi i së vërtetës që qëndron prapa tyre”.

Tikriti thotë se këto letra të dërguara në adresa të ndryshme kanë shkaktuar shqetësime në mesin e muslimanëve në vend.

“Familjet në rajonet ku janë dërguar këto letra janë tejet të shqetësuar, disa prej tyre u shprehën se ndihen të shqetësuar kur dalin nga shtëpitë. Mendohet se mund të ketë racistë të tillë që mund të shohin këtë letër si një ftesë të hapur për zbulimin e tendecave të tyre dhe zbatimin e kërcënimeve që përfshihen në letra”, thotë Tikriti për AA.

Ai shprehu mirënjohje për nisjen e hetimeve nga policia, duke shtuar se, “Por kjo është një pikë e cila është arritur pasi që autoritetet zyrtare me vite të tëra jo vetëm që nuk e kanë parë islamofobinë si një kërcënim të vërtetë, por edhe e kanë refuzuar praninë e saj”, thotë Tikriti.

Ai thekson se islamofobia nuk i kërcënon vetëm muslimanët në Britani, por edhe cilësinë e përgjithshme të shoqërisë, duke shkaktuar probleme mes pjesëve të ndryshme të shoqërisë. Tikriti shton se të gjithë “duhet të bashkohen për të dënuar me mënyrën më të dukshme dhe më të zëshme” aktet e tilla.

Letra islamofobike një “akt sherri”

Iqbal Sacraine , njëri prej ish-drejtorëve të Këshillit të Muslimanëve në Britani, e cila nën kulmin e saj mban shoqëritë civile muslimane në këtë vend, është shprehur se letra ka për qëllim formimin e ndarjeve dhe të frikës në shoqëri.

Duke e vlerësuar letrën islamofobike si “akt sherri”, Sacraine thotë se, “Qëllimi i vetëm i saj (letrës) është që të mbjellë ndarje dhe frikë, si dhe që të shndërrojë në gjendje të dyshimtë solidaritetin dhe harmoninë të cilat i kemi ndërtuar për vite të tëra”.

Duke e lavdëruar reagimin e parë të qeverisë britanike për letrën “Dënoje një musliman”, Sacraine thotë se prapë se prapë nevojitet një reagim edhe më i fuqishëm.

Ai rikujton se qeveria ka dënuar në mënyrë të fuqishme letrën në fjalë, duke shtuar se, “Por për të siguruar që incidentet e tilla të mos të përjetohen përsëri, duhet të veprohet në mënyrë më të fuqishme dhe më të vendosur. Duhet të jepet siguri për komunitetet e kërcënuara se do të ofrohet siguria e tyre”.

Letra

Gjatë fundjavës në disa adresa në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe janë dërguar letra me titullin “Dënoje një musliman”, ku muslimanët tregohen si të ishin “kërcënim” dhe ku shkruhej “Lëndoje një musliman”.

Policia kishte njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

Në letër ku ndodhej edhe një listë për dëmet që do t’i shkaktoheshin muslimanëve, në mesin e opsioneve për sulm, për të cilat jepen “çmime” , ndodheshin heqja e mbulesës së një gruaje muslimane, rrahja, hedhja e acidit dhe vrasja me çfarëdo arme.

Grupi “Tell Mama” i cili ndjek sulmet ndaj muslimanëve në Britani të Madhe kishte njoftuar se letra është dërguar në adresa të ndryshme në qytetet Bradford, Leicester, Londra, Cardiff dhe Sheffield.

Dje dhe pardje letra në fjalë e cila ishte vendosur në pako që përmbanin substance të dyshuara, ishte dërguar edhe te 4 deputetët muslimanë të partisë së Punës, e cila është opozita kryesore në Britaninë e Madhe.

Dënohet nga Qeveria

Ministrja Victoria Atkins ditë më parë ishte shprehur se, “Ne si qeveri dënojmë përmbajtjen e kësaj letre të pështirë. Në një shoqëri të drejtë, nuk ka vend për këtë. Ne si qeveri e marrim me shumë seriozitet islamofobinë dhe krimet e urrejtjes”.

Në Mbretërinë e Bashkua,r e cila formohet nga Britania e Madhe, Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore, jetojnë rreth 2 milionë e 800 mijë muslimanë. Muslimanët përbëjnë 4,4 për qind të popullsisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button