A do të ketë rroga dhe pensione të rregullta?

Shkruan: Aneta Dodevska

A po e presin ekonominë ditë jashtëzakonisht të rënda? Në periudhë të shkurtër – biznesmenët përmes shpalljes së paguar bënë publike se obligimet e përgjithshme në ekonomi kanë arritur 10 miliardë euro, ndërsa Qeveria bëri të ditur se ndryshon konceptin e financimit të buxhetit të sapo rebalancuar.

Nuk ka asgjë nga kredia e paralajmëruar e lirë prej 250 milionë euro që duhej të na jepte Dojçe Bank. Këtë kredi, Qeveria paraprakisht e paralajmëroi si pako kyçe financiare që do t’i përforconte shpenzimet buxhetore gjatë këtij viti, por duhej të shërbente edhe për kthimin e euro obligacioneve në vlerë prej 175 milionë euro, të cilat duhet të gatshme t’i kthejmë në vitin 2013. Nga Dojçe Bank – Maqedonia do të huazojë 75 milionë euro, apo rreth një të tretën e kredisë që paraprakisht e kontraktonte. 

“Bisedimet me Dojçe Bank janë në fazën finale. Duke marrë parasysh faktin se gjatë muajit të fundit kushtet e tregut në Evropë janë përkeqësuar për shkak të pasigurisë me zgjedhjet në Greqi dhe situatat në Spanjë dhe në Itali, me siguri do të shkojmë në opsionin e huamarrjes më të vogël nga ajo që parashihej. Do të lëmë mundësi që më vonë deri në fund të vitit, varësisht nga kushtet e tregut, të shohim se si dhe nëse do të shkojmë në huazimin shtesë të parave”, tha ministri i Financave Zoran Stavreski.

Qeveria tani po hyn në procesin e huamarrjes në terrenin vendor, kjo do të thotë se do ta përforcojë ritmin dhe shumat e parave që do t’i tërheq nga banat përmes ankandeve të letrave me vlerë.

“Kjo vijoi pasi FMN-ja porositi Qeverinë në vend se vend të marrë borxh jashtë vendit, atë ta bëjë brenda. Konsideroj se gjendja e përgjithshme mbahet në fshehtësi, Që të shtyhet ky vit buxhetor mund të ketë tre skenarë, e para ka të bëjë me huamarrjen nga jashtë, skenari i dytë është huamarrja brenda në vend, ndërsa sipas skenarit të tretë, Qeveria në përgjithësi të ndalet me huamarrjen, gjendje e cila do të ishte shumë e rëndë. Kjo do të thotë ndërprerjen e të gjitha projekteve të filluara dhe të planifikuara”, thekson njëri nga ish-ministrat e Financave – Xhevdet Hajredini.

Sipas pozicioneve të tanishme buxhetore, sivjet Qeveria si borxhe ndaj vendeve të huaja duhet të kthejë 58.7 milionë euro, ndërsa si huamarrje e brendshme deri në fund të vitit duhet të paguajë 31.3 milionë euro, apo gjithsej për pagesën e borxheve sivjet nga buxheti duhet të sigurohen 90 milionë euro.  Plotësisht, për financimin e deficitit buxhetor duhet të sigurohen edhe 200 milionë euro.

Detyrim i bazuar në borxhe dhe kamata:

Pagesë të huamarrjes së huaj              58.7 milionë euro
Pagesë të huamarrjes vendore             31.3 milionë euro
Pagesë e bazuar në kamata                 59.5 milionë euro

____________________________________________________
Gjithsej                                                      149,5 milionë euro  

Ministri i Financave Zoran Stavrevski pohon se të gjitha detyrimet do të paguhen me kohë. Paratë do të sigurohen në tre mënyra:

1. Kredi nga Banka Botërore – në vlerë prej 100 milionë euro, kamatë 1.2 për qind.
2. Kredi prej Dojçe Bank- në vlerë prej 5 milionë euro, kamatë prej 6.8 për qind.
3. Huamarrje vendore, kamatë prej 4 për qind.

“Qeveria do të vazhdojë ta optimizojë portofolin e saj të huamarrjes me qëllim të tërheqjes së kushteve më të mira, në këtë drejtim, në kombinim me këto tre burime të financimit do t’i kënaqim nevojat e buxhetit dhe do të vazhdojmë me politikën e pagesës së rregullt të obligimeve ndaj vendeve të huaja”, theksoi ministri Stavrevski, duke siguruar se me kohë do të paguhen edhe pensionet dhe rrogat për administratën.

Sipas projektimeve të tanishme buxhetore, shteti nga jashtë planifikonte që të marrë borxh 225 milionë euro, ndërsa në terrenin vendor, përmes letrave me vlerë 61.7 milionë euro. Tani, me konceptin e ri, huamarrja nga jashtë do të ngec në llogari të terrenit vendor. Por pikërisht, huamarrja brenda në shtet, sipas ekonomistëve krijon hapësirë që plotësisht të ngec kreditimi i sektorit privat.

Kjo praktikisht do të thotë se bankat, në vend se t’i kreditojnë qytetarët dhe ndërmarrjet, paratë do t’i lidhin për fletë obligacionet shtetërore, të cilat u sigurojnë kthesë të sigurtë me kamatë të garantuar. Pikërisht bankat marrin pjesë me më shumë se 95 për qind në blerjen e letrave me vlerë qeveritare.

Edhe përkundër asaj se Qeveria dhe Banka Popullore para do kohe i zvogëluan kamatat për shënimet shtetërore dhe të arkës me qëllim të pengimit të bankierëve nga blerja e letrave me vlerë – interesimi për blerjen e tyre nuk është ndërprerë. Kjo sipas ekonomistëve është tregues se bankat, për shkak të rreziqeve që përcillen, ende si mënyrën më të sigurt të investimit, i konsiderojnë  pikërisht letrat me vlerë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në pajtim me muajin prill, në bazë të letrave me vlerë, Qeveria ka borxh prej 404 milionë eurove. Në Bankën Popullore të Maqedonisë, në bazë të letrave të arkës me vlerë qëndojnë të lidhura 467 milionë euro apo rreth gjysmë miliardë euro.

Para të lidhuara për letrat me vlerë:

Letrat me vlerë të Qeverisë            404 milionë euro
Letrat arkëtore me vlerë të BPM    467 milionë euro

Gjithsej:                                        871 milionë euro 

Në ndërkohë, biznesmenët e Odës ekonomike të Maqedonisë bënë të ditur se borxhet e Qeverisë ndaj ekonomisë vendore për fatura të parealizuara që nga fillimi vitit e deri më tani, ka arritur 234 milionë euro. Ekonomia kërkoi masa urgjente për përmirësimin e likuiditetit. Ministri i Financave i bëri thirrje që me forca të përbashkëta të tejkalohet kjo gjendje, e cila ka qenë karakteristike për të gjitha ekonomitë evropiane.

“Pas gjithë kësaj, pres ndodhi dramatike në ekonomi, që më pas do të reflektohet edhe në politikë, jo likuiditeti i madh në ekonomi është gjeneruar edhe nga borxhet e Qeverisë, e më pas ajo multiplikohet në tërë sektorin privat”, konstaton Hajredini.

Ekonomistët vazhdimisht theksojnë se nëse Qeveria dëshiron t’i ndihmojë biznesit, të heq dorë nga shpenzimet buxhetore për projekte joproduktive dhe jokapitale.

Autorja është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button