Xhaferi: Nuk do të lejoj të përsëritet 27 prilli në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën për shtyp pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk u përgjigj nëse do të mbajë përgjegjësi nëse Ligji për përdorimin e gjuhëve, shpallet jo kushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo nuk është puna e tij, po ashtu nuk deshi të komentojë as sjelljen e deputetit Nikolla Gruevski, përcjell Portalb.mk.

“Në lidhje me sjelljen e deputetit të tanishëm, dikur Kryeministër i vendit Nikolla Gruevski, vlerësoj se nuk ka nevojë për komentim, pasi qytetarët do të shohin dhe do ta thonë të veten. Nga momenti që kam marrë detyrën e Kryetarit të Kuvendit, kam qenë i vetëdijshëm për të gjitha sfidat që më presin. Nuk do të lejoj që gjatë mandatit tim të kthehet fotografia se si ishte Kuvendi më 24 dhjetor dhe 27 prill të vitit të kaluar”, deklaroi Xhaferi .

Ai më tej sqaroi procedurën e votimit të ligjit.

“Në votimin e përgjithshëm, nga deputetët prezent votuan për ligjin 64 deputetët, gjatë votimit të dytë, për deputetët që takojnë komuniteteve jo shumicë, për shkak derdhjes së ujit në instrumentet nga deputeti Nikolla Gruevski nuk mundej të bëhej votimi elektronik dhe u krye në mënyrë të drejtpërdrejt. Votuan 24 deputetët për Ligjin dhe sipas parimit të Badenterit kjo është e mjaftueshme që Ligji të merr verdiktin e Kuvendit”, tha Xhaferi

Kryetari i Kuvendit tha se nuk do të ndërmerr asnjë lloj aktiviteti kundër Gruevskit dhe se masat do t’ia len qytetarëve. Sipas Xhaferit secili deputet ka të drejtë të veprojë ashtu si mendon.

Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button