FIFA: Një ‘Grexit’ është shumë i mundur të ndodhë

Ekipet futbollistike greke mund të pezullohen nga garat ndërkombëtare, deklaroi të mërkurën kreu i ekipit monitorues të FIFA-s për fubollin grek, Herbert Hubel, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në garat ndërkombëtare, një ‘Grexit’ është shumë i mundur të ndodhë. Futbolli grek është buzë greminës”, tha Hubel në një konferencë për mediat në Athinë.

Duke vënë në dukje se ka ardhur në Athinë për të këshilluar lidhur me dhunën në futbollin e atjeshëm, Hubel tha se “si mund të marrim fëmijët me vete në stadiumet ku ka armë”.

Ai tha më tej se Super Liga është pezulluar nga qeveria e vendit për arsye të sigurisë, por shtoi se ekziston mundësia e pezullimit të ekipeve greke nga garat ndërkombëtare, të cilës i dha epitetin ‘Grexit’.

Situata sipas tij është shumë serioze, prandaj duhet ti vihet fund dhunës, nëse liga dëshiron të vazhdojë garat. Prokurori i Selanikut nisi një hetim gjyqësor kundër pronarit të klubit futbollistik PAOK, i cili i armatosur hyri në fushë pasi ekipit të tij në duelin me AEK-un iu pezullua një gol.

Incidentin e dënoi Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dhe solli deri te vendimi i Qeverisë së Greqisë që për një kohë të pacaktuar të pezullojë garat në Super Ligë.

Hetimi do të përfshijë edhe pretendimet se policia ka injoruar udhëzimin që Ivan Savvidis të arrestohet në fushë, të cilin e kishte dhënë prokurori në detyrë në ndeshjen e së dielës kundër AEK-ut të Athinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button