Izraeli planifikon pushtime të reja në Bregun Perëndimor

Sipas Yahia Kadous, kreut të Këshillit Lokal të fshatit Burin, që ndodhet në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite ka në plan të pushtojë më shumë tokë palestineze në këtë fshat, raporton Anadolu Agency (AA).

Kadous për AA tha se autoritetet izraelite e kanë informuar këshillin për vendimin e tyre për të konfiskuar tetë dynym (8.000 metër katror) të tokës nga një shkollë e mesme në fshat.

Dy pronarë palestinezë në fshat poashtu morën njoftime të ngjashme në të cilat u paralajmëruan se autoritetet kishin planifikuar të konfiskojnë gjithsej shtatë dynym (7.000 metër katror) të tokës së tyre.

Sipas kreut të Këshillit Lokal, autoritetet izraelite pohojnë se konfiskimet e planifikuara kanë për qëllim të mbrojnë kolonët izraelitë në rajon nga rinia palestineze që hedhin gurë.

Kadous bëri të ditur se gjithsej dhjetë dynym të tokës së shkollës tashmë janë pushtuar nga autoritetet izraelite.

Fshati Burin, i rrethuar nga tre vendbanime vetëm hebreje, është skena e përplasjeve të shpeshta midis banorëve palestinezë nga njëra anë dhe nga trupat izraelite dhe kolonëve hebrenj nga ana tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button