fbpx

Përmeti, kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës në jug të Shqipërisë

Përmeti ka qenë kryeqendra e festimeve të ditës së verës në jug të vendit. Banorët e qytetit, por edhe vizitorë të shumtë nga Gjirokastra, Kavaja e deri Elbasani janë bërë pjesë e festimeve të kësaj dite.

Veprimtari të shumta si panair kulinarie dhe artizanati, muzika tradicionale e trevave të Përmetit dhe emra të njohur të muzikës bashkëkohore shqiptare kanë mbledhur së bashku në sheshin e ri të qytetit grupmosha të ndryshme që kanë festuar deri në orët e vona.

Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë për artizanët dhe bizneset e zonës për reklamimin e produkteve të tyre, por mungesa e tregut mbetet sërish një ndër shqetësimet kryesore të bizneseve të vogla artizanale.

Për të dytin vit radhazi Përmeti është kthyer në vendqëndrimin kryesor të organizimeve të ditës së verës. Qyteti i vogël jugor ka njohur hov të zhvillimit të turizmit, ndërsa organizime të tilla nxitin promovimin e kësaj zone duke thithur gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button