Ligji për gjuhët, LSDM: VMRO-DPMNE dhe Mickoski përpiqen t’i bllokojnë reformat dhe punën e Kuvendit

“Të gjithë këtë që po e bëjnë Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE në Kuvend nuk ka lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve të cilin më herët e kanë pranuar. Thjeshtë bëhet fjalë për tentim për të bllokuar Kuvendin, bllokim të procesit të reformave dhe tentim për bllokim të perspektivës evropiane të shtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Duke i vazhduar politikat e dëshmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickovski promovon ndarje dhe bllokime me çka vazhdon të punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe kundër konceptit një shoqëri për të gjithë. Fakti që VMRO-DPMNE më herët e ka pranuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, si dhe fakti që afër 33 mijë amandamente nga gjithësej 35 mijë kanë të bëjnë me dispozitat ndëshkuese, tregon që amandamentet nuk kanë lidhje me ligjin por shërbejnë vetëm për ta bllokuar Kuvendin. Ky është edhe një episod i ri i VMRO-DPMNE-së dhe Mickovskit nga partiotizmi i rremë. VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovskit, njejtë si Nikolla Gruevskit, aspak nuk kujdesen për nevojat e qytetarëve”, shtojnë nga LSDM.

http://portalb.mk/510990-ligji-per-gjuhet-perpjekje-e-re-per-votim/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button