Pas kërkesës së Karaxhovskit, pas dyerve të mbyllura do të shqyrtohet raporti për keqpërdorimin e sistemit AKMIS

Pas kërkesës së kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, raporti i Ministrisë së Drejtësisë për keqpërdorimin me sistemin AKMIS do të shqyrtohet sot pas dyerve të mbyllura, transmeton Portalb.mk.

Shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vendosën që t’i largojnë gazetarët dhe opinionin nga seanca e sotme ku do të diskutohet për raportin për shkak se, siç thanë, ndjeshmërisë së temës.

Ndryshe, raporti tregon se janë bërë keqpërdorime gjatë ndarjes së lëndëve në Gjykatën Penale dhe Supreme.

AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button