Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për sulmuesin e Floridas

Prokurorët amerikanë kërkuan dënim me vdekje për adoleshentin e akuzuar për vrasjen e 17 njerëzve në një shkollë të mesme në Florida, muajin e kaluar, transmeton REL.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, e ka pranuar kryerjen e sulmit dhe është ngarkuar me 17 akuza për vrasje me paramendim.

Sulmi në Parkland është më vdekjeprurësi në një shkollë amerikane qysh në vitin 2012.

Ai ka rindezur debatet rreth kontrollit më të madh të armëve të zjarrit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Cruz i ka thënë policisë se ai ka arritur në kampusin e shkollës dhe se ka nisur të qëllojë nxënësit, përpara se të hidhte armën dhe të largohej.

FBI ka pranuar se ka marrë një paralajmërim për të vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button