Protesta për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut: kërkesat u rrëzohen në tokë ende pa arritur në vend (VIDEO)

Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” për të tretën herë me radhë ka protestuar për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut. Ndryshe nga herët e kaluara, kur protesta niste para Prokurorisë Publike, sot ajo filloi nga Kuvendi i Maqedonisë. Megjithatë, simbolike mbetet fakti se “baneri” që mbante si mbishkrim kërkesat e protestuesve u rrëzua ende pa e dërguar porosinë në vend, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Me “banerin” rrëzuar për tokë, Prokuroria Publike “me keqardhje” njoftoi për fjalët përfundimtare të rastit të Almir Aliut

Sipas organizatores së protestave, Anita Latifi është për t’u habitur fakti se pikërisht një ditë para se të shpallet vendimi për rastin e Almirit, Prokuroria ka thirrur në takim joformal gazetarët, sipas saj në Maqedoni me ndryshimin e prokurorëve asgjë nuk ka ndryshuar.

“Sipas nesh asgjë nuk ka ndryshuar, nuk ka asnjë informatë të re. Prokuroria sot ka thirrur brifing me gazetarët, kjo vërtet po na befason, në këto çaste para se të ndodh brifingu vërtet edhe ne nuk dimë se si ta komentojnë, thjesht po habitemi pse deri sot ju si gazetarë, ne si opinion kemi pasur shumë pak informata rreth kësaj ngjarje, kurse tash gjithçka më është para aktit të kryer, nesër përfundon ky proces, ata vendosin t’ju shpalosin detaje në lidhje me këtë rast. E vetmja gjë që mund ta themi se me ndryshimin e prokurorëve republikan nuk po ndryshon edhe gjendja e drejtësisë në Maqedoni, apo thjeshtë iku Zvërlevski erdhi Joveski”, tha Anita Latifi.

Familjari i Almir Aliut, Nijazi Aliu tha se para katër muajve ka dërguar ankesë në Prokurori, ndërsa ato pikërisht sot i janë lajmëruar, ditë para vendimit të Prokurorisë me arsyetim se nuk kanë pasur adresë.

“Para katër muajve e kam bërë një ankesë këtu dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje, përveçse sot që më është lajmëruar ndihmësja e Joveskit dhe më tha se nuk kemi pasur adresë për ta kthyer përgjigjen e ankesës. Aq sa isha i revoltuar i thash sa të mundeni mbroni terroristin se ai do t’ua vrasë fëmijët edhe ia mbylla telefonin, nesër Almiri vritet për së dyti herë”, tha Nijazi Aliu axha i të ndjerit, Almir Aliu.

Ndryshe, sot ishte protesta e tretë për rastin e Almir Aliut në të cilën u kërkua që të mosrikualifikohet lënda dhe të dorëhiqet nga rasti prokurorja përgjegjëse, Suzana Kusigerska.

 

Protesta i paraprin datës së 15 mars, ku në ora 10:30 duhet të shprehet fjala përfundimtare për rastin e Almir Aliut. Avokati mbrojtës i Asmir Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Pala mbrojtëse, gjegjësisht avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor ku u është nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësime për gjykim jo të drejtë.

Përndryshe, kjo është protesta e tretë që kjo iniciativë e realizon për rastin e katërvjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu.

Prokurori Joveski, në lidhje me këtë lëndë, ka deklaruar se vendimi për rikualifikim është marrë përpara se ai të emërohet prokuror, gjegjësisht në kohën kur funksionin e prokurorit skandaloz i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevski.

“Lënda gjendet në procedurë përpara Gjykatës Themelore. Përndryshe, përpara se të emërohem prokuror publik, në Prokurorinë e Lartë është bërë rikualifikimi i veprës, megjithatë tani rasti përsëri është në procedurë, gjegjësisht filloi nga e para, dhe do të veprohet sipas ligjit”, deklaroi Joveski.

Avokati Stevan Pavleski, i cili e përfaqëson të akuzuarin, ka sqaruar se në procedurë ende nuk është bërë rikualifikimi i veprës, gjegjësisht i akuzuari ende trajtohet për “vrasje”, por ashtu siç theksoi pritet që prokurori publik ta rikualifikojë veprën kur ta japë fjalën përfundimtare.

Përpara se të merret ky vendim, ka pasur përplasje të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane. Nga 10 prokurorë, 4 kanë votuar “kundër” ndërsa 6 të tjerë, përfshi edhe kryeprokurorin, kanë insistuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet në formën e prerë dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen e katër vjeçarit Almir Aliu” më 25 qershor të vitit 2016 nga Boban Iliq.

Mospajtime dhe shtyrje të seancave ka pasur edhe para vitit të ri, ndërsa marrja e vendimit herën e fundit ishte shtyrë deri në zgjedhjet e Prokurorit të ri republikan Lubomir Jovevski, për t’i lënë hapësirë edhe atij në shqyrtimin e rastit. Por, në takimin me prokurorin e ri edhe Jovevski ka mbajtur anën e grupit që kërkon rikualifikimin e rastit.

Më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Avokatët mbrojtës kërkojnë monitorim ndërkombëtar për rastin e Almirit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button