Babai i Neymarit shuan zërat: Ai ka të ardhme tek PSG

Babai i Neymarit ka shuar zërat se djali i tij do të largohet gjatë verës së ardhshme nga PSG për të kaluar tek skuadra spanjolle, Real Madrid

Gjatë ditës së sotme presidenti i PSG, Nasser al Khelaifi ka qëndruar në Brazil, ku është takuar me Neymar dhe me babain e tij.

“Neymar ka të ardhmen tek PSG, Neymar ka të tashmen në PSG”, tha babai i Neymar, duke shuar kështu shpresat e Realit për një transferim të mundshëm në merkaton e verës.

“Neymar është i lumtur, i motivuar dhe mezi po pret të kthehet. Si shpreson se do të kthehet para përfundimit të sezonit për të luajtur në Kupë dhe në ligë”, u shpreh ai në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button