fbpx

Njësitet policore në Maqedoni vazhdojnë t’i anashkalojnë shqiptarët

Njësiti elitar i policisë “Tigrat”, i mbyllur hermetikisht për shqiptarët. 17 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur këmba e policit shqiptar nuk ka shkelur asnjëherë në këtë njësit. Mungesa e pjesëtarëve shqiptarë nuk e shqetëson ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Për këtë të fundit madje, më me rëndësi është kualiteti se sa përfaqësimi i bashkësive, njofton Alsat-m.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu pranoi se mungesa e shqiptarëve në njësitë elitare ka qenë për shkak të përkatësisë etnike. Por Nuhiu premtoi se nga viti i ardhshëm do të pranojnë shqiptarë në njësitin elitar “Tigrat”.

Pos në njësinë policore “Tigrat”, shqiptarët janë të anshkaluar edhe në njësitë elitare ushtarake. Tek njësiti special “Ujqit” shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar ndërsa, tek njësiti “Renxherët” janë të përfaqësuar vetëm 0.3 %. Edhe në njësitin “Skorpionët”, shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar ose janë në numër shumë të vogël.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kjo tregone qarte qe udheheqsia e partise ne qeverisje jane te pa afte per ti realizuar kornizen e marveshjes se Ohrit , mendoj qe pasojat vijne nga votuesit e krahut te ish luftetareve e komandanteve tani me shumice pseudo luftetare e pseudo komandante qe nuk kane kritere per te zgjehur njerez te afte per te udhehequr detyrimet dhe interesat e kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button