Ambasadori Baily do të mban fjalim në Forumin e parë vjetor të kryetarëve të komunave

Më 14 mars, ambasadori Jess Baily do t’i bashkangjitet drejtorit të Korpusit të paqes, Mark Hannafin dhe ministrit për vetqeverisje lokale Suhejl Fazliu për Forumin e parë vjetor të kryetarëve të komunave. Kryetarët e komunave dhe përfaqësues të 84 komunave në Maqedoni janë ftuar të marrin pjesë në ngjarjen e  organizuar nga Korpusi i paqes dhe Ministria për vetqeverisje lokale për të kremtuar partneritetin e gjatë mes vullnetarëve të Korpusit të paqes dhe komuniteteve lokale në Maqedoni.

Për më tepër se 20 vite, vullnetarët e Korpusit të paqes kanë ligjëruar krah për krah mësimdhënësve lokalë, kanë punuar me organizatat vendore joqeveritare, dhe kanë bashkëpunuar me komunat dhe institucionet tjera publike. Vullnetarët kanë ndarë një sërë aftësish në konsultime për menaxhim, teknologji informative, menaxhim të mbeturinave, administrimin e arsimit, dhe fusha tjera kritike të ekspertizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button