Saraçini: Maqedonia stabile në aspektin energjetik

Gjendja energjetike në Maqedoni është stabile, ndërsa institucionet shtetërore i ndjekin të gjitha aktivitetet dhe trendët botërore në energjetikë, deklaroi ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini para fillimit të manifestimit solemn me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës së energjetikëve të Maqedonisë, ZEMAK.

“Deri më tani janë ndërtuar pesë hidrocentrale të reja, ndërsa deri në fund të vitit do të bëhen 10. Vitin e ardhshëm në tender do të shpallen edhe 24 lokacione shtesë për hidrocentrale të vogla. Së shpejti duhet të fillojë me ndërtimin e hidrocentralit Shën e Premtja, të zgjidhet ndërtues për Urën e Boshkovit, presim përgjigjen përfundimtare nga kompanitë për Çebren dhe Galishtë, ndërsa mbaruam edhe me studimet paravizibile për luginën e Vardarit”, u shpreh ai.

Kryetari i ZEMAK, Risto Janevski, i cili është edhe përfaqësues i OKTA-s, tha se rafineria po funksionon në mënyrë normale dhe pa kurrfarë probleme.

“Stabiliteti i tregut të naftës në Maqedoni është në nivel mjaft të mirë. OKTA disponon me sasi të mjaftueshme për ta furnizuar tregun e Maqedonisë, por edhe të gjithë blerësit të cilën gjenden në tregun kosovar dhe atë serb”, deklaroi Janevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button