Sarah Jessica Parker është “shkrirë”

Ikona e dikurshme e modës, e cila ka bërë emër me rolin e Carrie Bradshaw në serinë “Sex and the City”, ka shëtitur rrugëve të New Yorkut e veshur me një fustan ngjyrë të bardhë të larmë, i cili zbuloi figurën e saj dukshëm të hollë.

Sarah Jessica Parker (47) flokët i kishte të lidhura në formë bishti, ndërsa fytyrën e kishte fshehur me syze dielli të mëdha. Çanta ngjyrë portokalli të cilën e barte përpara ka mbuluar gjysmën e trupit të saj, por krahët dhe këmbët e holla, pa marrë parasysh këtë, kishin dalë shumë në pah. Sarah është 162 centimetra e gjatë, dhe ka vetëm 44 kilogramë. Miqtë e saj të ngushtë kanë zbuluar se aktorja është e obsesionuar pas palestrës dhe humbjes së peshës, ndërsa kujdeset edhe për tre fëmijët e saj. Përveç kësaj, i përmbahet regjimit të rreptë të dietës.

Aktorja kohët e fundit ka qenë kryesisht e përkushtuar rreth obligimeve familjare, ndërsa sipas njoftimeve të fundit të mediave të huaja, në filmin “Deep throat” do të luaj rolin e feministes dhe gazetares Gloria Steinem në vend të Demi Moore (49)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button