Limaj: Lista Serbe nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të votës për demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ndarë optimizmin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për ratifikimin e Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi gjatë kësaj jave.

“Unë pres që këtë javë kjo çështje të mbyllet. Do të doja që këtë javë të mbyllet”, ka thënë Limaj, në emisionin “Debat” në RTK.

“Kjo javë, besoj, është shumë më e rëndësishme për ta mbyllur këtë temë”, është shprehur kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës i vendit po angazhohet për t’i siguruar votat për ratifikimin e Projektligjit për Demarkacionin.

“Kemi punuar fort këto ditë për t’i siguruar votat”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se, përkundër raportimeve në media Lista Serbe nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të votave për demarkacionin.

“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë. Nuk ka pasur diskutime me tension. Ne po japim argumente pse është e rëndësishme për vendin të ecet përpara”, ka theksuar Limaj.

“Po punojmë në mënyrë që t’i sigurojmë votat”, ka theksuar Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button